Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka sulmuar ashpër Kinën për COVID-19.
Duke u nisur nga lajmet e shpërndara dhe akuzat e hedhura nga Kina se koronavirusi u krijua në laboratorët amerikanë, Kim thotë se Kina është fajtorja e vetme për këtë situatë.
Me anë të një postimi në “Facebook”, ajo ka shpërndarë Raportin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm. Sipas diplomates amerikane, sot kinezët po shtiren si shpëtimtarë.
“🇦🇱️ | “Raporti i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) tregon se ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vetëm disa vite më parë, janë duke u përpjekur sërish – duke përdorur keqinformim dhe propagandë për të fshehur të vërtetën, duke hequr fajin nga vetja dhe duke u shtirur si “shpëtimtarë” të krizës që ata vetë shkaktuan. Historia ka rëndësi, faktet kanë rëndësi”. Ambasadorja Yuri Kim”