Skip to content

Gjirokastër, 1 miliardë lekë detyrime të papaguara tek ujësjellësi

vlcsnap 2018 01 31 18h29m56s102

1 miliardë lekë është borxhi që 64 % e abonentëve familjarë, institucionet shtetërore e bizneset i kanë ujësjellës kanalizimeve Gjirokastër. Që prej vitit 2008 deri me 2017 vështirësitë kanë qenë të mëdha, kjo për shkak të mos arkëtimeve.
 
Shifrat i ka bërë publike vetë Drejtori i ujësjellësit Bashkim Tola. Megjithatë Tola pohon se reforma e ujit ka dhënë efektet e para, pasi qytetarët kanë nisur shlyerjen e detyrimeve.
 
 
Specialistet janë në terren për të bërë verifikimin e rasteve të shkeljeve dhe për te ndërprerë lidhjet e paligjshme.