Nard Ndoka ka këshilluar Edi Ramën të sigurojë tamponë për të gjithë popullsinë dhe të ndjek shembullin e Seulit.

“Është koha për mend, jo për urdhëra lufte!

Z.Rama, mos ki frikë, mos krijo panik e stres, qetësohu dhe reago pozitivisht.

Z.Kryeministër, e dimë se nuk pyet njeri dhe as nuk po bashkëpunon me specialistët, por vetëm po kopjon dhe imiton të tjerët.

Një këshillë miqësore, kopjo nga Koreja e Jugut, jo e Veriut! Siguro tamponë për të gjithë popullsinë dhe ndjek shembullin e Seulit.

Vendi aziatik ka kufizuar infeksionet duke identifikuar subjektet pozitive dhe duke ndjekur lëvizjet e tyre.

Të gjitha supermarketet dhe shërbimet hapur deri në orën 20:00 duke eliminuar radhët dhe konfuzionet. 

Mos krijo panik, frikë dhe depresion tek njerëzit, por bëj më të mirën e mundshme, jo vendime ekstreme të panevojshme dhe aspak rezultative. Hë të keqen, dil pak dhe merr ajër të freskët.

Modeli i Seulit është me efikasi deri tashti. Po e shikon Amerika e Anglia si shembull. Italia deshtoj me masat agresive, tashti po adopton modelin korean.

Italianët janë të vonuar, ndërsa ne jemi akoma në kohë. Kopjo Seulin!”, shkruan Ndoka në një postim në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re