Ne kuader te masave te ndermarra nga qeveria për parandalimin e virusit Covid-19,  ministria e infrastruktures dhe energjise ka anulluar te gjitha fluturimet vajtje-ardhje per ne Gjermani, Austri, Zvicer dhe Hungari.

Urdhri është firmosur nga ministrja Belinda Balluku dhe hyn ne fuqi në datë 22 mars.

Nderkohe transporti i mallrave me keto shtete do te vijoje normalisht.

Më herët, Shqipëria ndaloi të gjitha fluturimet drejt italise, pasi autoritetet vendase e shpallën këtë të fundit “zonë të kuqe” për shkak të përhapjes së virusit Covid-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re