Skip to content

Ndërron jetë pacienti i tretë me COVID-19, Manastirliu: Rrini në shtëpi, shpëtoni jetë! Pa ndihmën tuaj, mjekët nuk mund t’ja dalin!

Pak ore pasi nje pacient i diagnostikuar me COVID-19, nderroi jete, ministrja Manastirliu duke shprehur ngushellimet per familjen e te ndjerit, ben nje tjeter thirrje per te qendruar ne shtepi.

Postimi i plotë i Ministres së Shëndetësisë:

🔴Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të pacientit, që humbi jetën sot në Spitalin Infektiv.

🔴Mjekët tanë bënë të pamundurën në këtë luftë për jetën, por komplikacionet e shkaktuara nga një seri sëmundjesh e bënë të pamundur mbajtjen në jetë të pacientit 71-vjeçar.

🔴Çdo jetë e humbur në këto ditë, veç dhimbjes që shkakton për familjarët dhe për ne, duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë:

‼Rrini në shtëpi, mos i jepni mundësinë ketij virusi të infektojë dhe të rrezikojë jetën e të shtrenjtëve tanë!

‼Dua të përsëris thirrjen për qytetarët: Zbatoni masat e higjenës. Zbatoni masat e distancimit social. Mos dilni nga shtëpitë. Kështu, ju shpëtoni jetë! Pa ndihmën tuaj, mjekët nuk mund t’ia dalin!

🔴Kjo është një luftë me një armik të pamëshirshëm, ndaj ta luftojmë duke qëndruar larg fizikisht, por më të bashkuar se kurrë në zemër dhe mendje.