Skip to content

Autorizimi shpërfillet në rrethe/ Mijëra qytetarë lëvizën pa marrë lejen e posaçme

Subscribe

Ndonëse nga kjo e hënë, vetëm njëri prej familjarëve autorizohet për të dalë gjatë fashave orare të lejuara nga qeveria, në shumë qytete ky urdhër nuk është zbatuar.

 

Në Fushë Krujë, qytetarë të shumtë u grumbulluan pranë filialeve të bankave. Nje pjesë e tyre ishin pa maska dhe pa doreza ndërsa nuk respektuan as distancën nga njëri-tjetri pavarësisht këshillave të uniformave blu.

 

Levizje të shumta u shënuan dhe në rrugët e qytetit, ku nuk munguan qytetarët që e shfrytëzuan ditën për të bërë shëtitje pavarësisht rrezikut nga Covid-19.

 

Më të pakëta ishin lëvizjet në Durrës. Aty ku shumë qytetaë duket se i janë bindur urdhrit të qeverisë për të marrë autorizim ndonëse nuk kanë munguar as indiferentët.

 

 

Por krahas lëvizjeve në qytetin bregdetar nuk munguan as protestat. Tregtarët e tregut agro-ushqimor kundërshtuan vendimin e bashkisë për mbylljen e përkohëshme të tregut.

 

Mbyllja e tregut, sipas autoriteteve u bë për të shmangur grumbullimet por kjo nuk është marrë parasysh nga tregtarët.

 

E njëjta panoramë u regjistrua edhe në Elbasan e Dibër, aty ku të vetmet lëvizje në rrugë kanë qenë ato të moshës së tretë.

 

Ndërkohë, dhe në Korçë, Berat, Vlorë e Lezhë, dhe pse lëvizjet kanë qenë më të pakëta, nuk kanë munguar qytetarët që kanë qenë të papajisur me autorizim.