Skip to content

Ylli Manjani:Pacienti Zero, po i përdor mjekët për propagandë jashtë kufinjve të Shqipërisë!

Nga Ylli Manjani

Aq i rëndë është infeksioni virusal i Pacientit Zero, saqë njerëzit ku shohin mjekë e infermierë u thonë:”shkoni në Itali! Pse rrini këtu”..!  Edhe kur nuk i shohin ua kërkojnë në Facebook.

Bah sa “krenarë” (dhe të dhjerë) dolën dje nëpër rrjete sociale, në mbështetje të Pacientit Zero!!!

Në këtë frymë, partitë e opozitës bëjnë mirë të dërgojnë mjekët e tyre në Spanjë, se Italinë e zuri Ai… Spanja ka gjithashtu nevojë. 

Le ti ndajmë edhe ato mjekë që na kanë ngelur si çeta partizane partish, që përdoren për propagandë jashtë kufinjve të Shqipërisë!

Kështu kënaqen të gjithë të infektuarit e shumtë në këtë vend që ushqehet vetëm me lajme, rrena e propagandë.

Ndërkohë këtu kërkohen mjekë nga Kina, për të lëshuar recetat e tensionit…

#Pacientizerovazhdon#