Nje shpërthim tritoli ndodhi në nje makine ne fshatin Kaninë të Vlorës. Ngjarja u regjistrua gjate natës, ndërkohë qe mjeti është dëmtuar plotësisht. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Policia sqaron se makina tip “benz” është në pronësi te Ilirjan Yzeiraj dhe ne momentin e shpërthimit, mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës tij. Uniformat blu te Vlorës nuk kane ende te dhëna per autoret e ngjarjes dhe motivet.



