Sapo të vërehen dhëmbët e parë, duhet filluar me pastrimin e tyre. Për fillim është plotësisht e mjaftueshme një shtupë pambuku e lagësht me të cilën ju thjesht do të fshini dhëmbët. Kur të dalin disa dhëmbë, mundeni që me një brushë dhëmbësh për foshnje t’i pastroni 1 deri 2 herë në ditë. Pasta e dhëmbëve nuk është e nevojshme për dhëmbët e parë. Është më e sigurt nëse hjekni dorë nga ajo, pasi që fëmija juaj nuk është ende në gjendje që ta nxjerr pastën dhëmbëve jashtë nga goja. Bisedoni me pediatrin e fëmijës suaj në lidhje me përdorimin e pastës së dhëmbëve. Ai/Ajo mund t’ju informojë për momentin e fillimit të përdorimit dhe t’ju ndihmoj rreth përzgjedhjes së pastës së dhëmbëve. Rreth administrimit të fluorit për ndërtimin e dhëmbëve të fortë, ju lutemi që gjithashtu të këshilloheni me pediatrin, ai/ajo i di më së miri nevojat e fëmijës suaj.



