Skip to content

Operacioni Vol-Vo 4/ Kapet 52-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Një 52-vjeçar ra në prangat e policisë këtë të enjte në kuadër të operacionit Vol-Vo 4”.

 

Policia e Tiranës arrestoi Qerim Mushën nga Tirana, për të cilin është dhënë masa “Arrest me burg”.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim që në tetor të vitit 2018 në kuadërt të operacionit Vol-Vo 4.

 

Qerim Musha dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.