Skip to content

Sasia e naftës së prodhuar në SHBA, afër rekordit të vitit 1970



Departamenti amerikan për Energji, publikoi informacionin se sasia e naftës së prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka arritur në 10 milionë fuçi në ditë, që është hera e parë në 48 vitet e fundit.

Raporti mujor i Administratës për Informacion mbi Energjinë (EIA) tha se prodhimi i naftës amerikane në nëntor të vitit 2017 ka pasur një mesatare prej 10.038 milionë fuçi në ditë, një rritje me 384.000 fuçi në ditë, krahasuar me muajin paraprak, raporton aa.

Shifrat e lartpërmendura janë pak nën nivelin e rekordit nga nëntori i vitit 1970, që është 10.044 milion fuçi në ditë.

Tashmë SHBA-të ngadalë po i afrohen vendit të parë në tabelën e prodhuesve më të mëdhenj të naftës. /KosovaPost/.