Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje ish-deputetit Oerd Bylykbashi, që sot publikoi formularin e dekriminalizimit të Edi Ramës dhe kërkoi prej tij të hiqte dorë nga postet publike, sepse nuk kishte deklaruar arrestimin në Bolonja.
Në fakt ka qenë një deklaratë e Ramës për mediat italiane, teksa fliste për racizmin Italian në vitet 1990, por duket se opozita ka shkuar edhe më përtej asaj që është deklaruar
Ja çfarë shkruan kryeministri Rama në Twitter:
O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!
Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!
