Organizata Botërore e Shëndetit, OBSH, ka listuar disa këshilla që duhet t’i kenë parasysh personat që janë duke u kujdesur në shtëpi për njerëzit të dyshuar ose të konfirmuar me COVID-19.

Ja çfarë duhet të bëjnë ata:

Sigurohuni që personat e sëmurë të pushojnë, pijnë shumë lëngje dhe hanë ushqim të shëndetshëm.

Përdorni një maskë mjekësore kur jeni në të njëjtën dhomë me një person të sëmurë. Mos e prekni maskën ose fytyrën gjatë përdorimit dhe hidheni më pas.

Pastroni shpesh duart me sapun dhe ujë ose me dezifektant me bazë alkooli, veçanërisht:

• pas çdo lloj kontakti me personin e sëmurë ose sendet e tyre
• para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit
• para se të hani
• pasi të keni përdorur tualetin

Përdorni pjatat e dedikuara, gota, enë kuzhine, peshqirë dhe mbulesa shtrati për personin e sëmurë. Lani enët, gotat, enët e ngrënies, peshqirët ose mbulesat e krevateve të përdorura nga i sëmuri me detergjent dhe ujë.
Identifikoni sipërfaqet e prekura shpesh nga personi i sëmurë dhe pastrojini dhe dezinfektojini ato çdo ditë.

Telefononi urgjencën menjëherë nëse i sëmuri përkeqësohet ose ka vështirësi në frymëmarrje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re