TIRANË– Personazhi i njohur si Lekë Plepi ka uruar kryeministrin Edi Rama për ditën e 1 Prillit, e cila njihet gjithashtu edhe si dita e gënjeshtrave.

Me anë të një videoje, ai i thotë Ramës se prej 7 vjetësh që është në qeverisje të vendit po i mashtron shqiptarët.

“Hala nuk i kam larë sytë, vetëm e vetëm t’ja uroj festën njeriut më të përzemërt që kam. Edvin, nëse po më shikon gëzuar 1 prillin vëlla, tash e 7 vjet kështu e ke bërë për të gjithë popullin shqiptar. Zoti mos të rujt,”-thotë Lekë Plepi.

Videoja e tij është shpërndarë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka shkruar thjeshtë: Një urim zemre për Edvin Kristaq Mashtrimin!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re