Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shërimit të doktor Dhimitër Krajës. Ai kujton në “Facebook” se Kraja ishte i pari që u përgjigj pozitivisht për të luftuar në vijë të parë me COVID-19.

 

“🟢LAJM I MIRË NGA SPITALI INFEKTIV: SAPO KA DALË I SHËRUAR PROF. DHIMITËR KRAJA, I CILI SI PENSIONIST IU PËRGJIGJ I PARI APELIT PËR T’U ANGAZHUAR NË VIJËN E ZJARRIT, KU U PLAGOS NGA ARMIKU… JETË TË GJATË PROFESOR🤩 #Heronj🇦🇱 #Respekt🙏”

 

Dhimitër Kraja doli këtë të shtunë nga Spitali Infektiv pasi fitoi betejën me koronavirusin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko