Skip to content

ME VIDEO/ Në krye të detyrës dite e natë për të ‘luftuar’ koronavirusin/ ”Bella Napoli” bën gjestin e bukur për efektivët e Policisë

TIRANË– Piceria “Bella Napoli” ka bërë një gjest të bukur ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, duke u dërguar ushqime në vendin e tyre të punës.
Siç duket edhe në videon e mëposhtme disa dhjetra pica janë dërguar në ambinentet e

Drejtorisë së Policisë, për punëonjësit në detyrë.  Gjesti është bërë si një shenjë falenderimi për punën e tyre në një kohë që vendi ynë është prekur nga pandemia globale e koronavirusit.

Në një kohë kur të gjithë janë karantinuar, ata janë në krye të detyrës për të siguruar rendin e vendit dhe që qytetarët të zbatojnë gjithë masat për t’i shpëtuar covid-19.
(k.m./dosja.al)