Pas pamjeve te kesaj te shtune ne Tirane sidomos, ku me qindra njerëz u dyndën ne tregjet e frutave perime, duke thyer çdo masë mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit, reagimi i kryeministrit Edi Rama ishte i ashpër. Kreu i qeverisë kërcënoi deri me heqje lirie për të pabindurit.
Në nje video mesazh Rama tha se masat e reja do të zbatohen duke filluar nga java e ardhashme.
Popullit respekt, mirënjohje e mbështetje me mish e me shpirt, nga i pari tek i fundit, për sakrificën e tyre njerëzore, qytetare, atdhetare.Të pabindurve sabotatorë “dajakun” e Ligjit të Luftës, se nuk ka shans t’u lëmë fatin e popullit në dorë, për shkeljet e tyre kriminale
Kryeministri njoftoi gjithashtu se do te kete disa lehtesi ne levizjen e qytetareve per te shkuar ne pune ndersa do hapen edhe disa kategori te tjera biznesesh, por mbikqyrja do te jete e rrepte
Rama paralajmëroi konfiskimin e prones për të gjitha ato biznese që nuk do të respektojnë rregullat e reja si.
Të njëjtin shqetësim shprehu edhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta i bëri apel qytetarëve te respektojne udhezime në funksion të shëndetit të të gjithëve. Ndërsa nga qeveria kërkoi që çdo masë kufizuese duhet të jetë në respekt të kushtetutës.