Skip to content

Shtohen rastet në Elbasan/ Pas kasapit me Covid-19, dalin analizat edhe për 5 anëtarët e familjes

Ka shkuar në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në Elbasan, pasi së fundmi, një tjetër person ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik pas rastit të një personi 59 vjeçar, janë marrë analizat edhe për pesë pjesëtarë të tjerë nga familja dhe nga këto raste të marra gjatë ditës së djeshme, vetëm njëri ka rezultuar pozitiv.

Ajo është bashkëshortja e 59 vjeçarit me profesion kasap. Megjithatë, ndaj tyre do të zhvillohet edhe një test tjetër javën e ardhshme.

Rasti i gruas e çon në 10 numrin e personave të prekur në Elbasan. Kasapi e ka mbyllur dyqanin vetëm 3 ditë më parë.