Skip to content

Infektohet nga COVID-19 edhe bashkëshortja e “kasapit”

Pas testeve në ISHP rezulton pozitive me COCID-19 bashkëshortja e një 62-vjeçarit që punonte si kasap, ndërsa rastet e tjera negative.

Gazetari Aldo Kozarja tha për se në lidhje me këtë vatër të re infeksioni në lagjen 11 nëntori, janë marrë vetëm pesë tamponë dhe një prej tyre ka rezultuar pozitiv që është edhe bashkëshortja kasapit. Sipas hetimeve të mjekëve epidemiolog rezulton të ketë pasur rreth 50 kontakte. Janë duke u hetuar kontaktet që 62 vjeçari për të bërë të mundur identifikimin e personave.

Mësohet se në familjen e 62 vjeçarit ditën e djeshme janë marrë pesë tamponë. Tre prej tyre kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje, bashkëshortja dhe dy djemtë. Ndërkohë dy djemtë kanë rezultuar negativ.

Sa i përket 50 rasteve që kanë pasur kontkat me 62-vjeçarin sipas ISHP po kryhet hetimet për të identifikuar rastet.

Rastet e kontaktit që ky person ka pasur mund të jetë shumë i lartë. Ai ka pasur aktivitet të përditshme duke tregtuar mish.

Gjithashtu ka pasur raste që persona të cilët kanë pasur simptoma ndoshta të pashfaqur të koronavirusit nuk kanë qëndruar të izoluar.

Biznesi tashmë është mbyllur që prej ditës së djeshme, gjithashtu edhe është dezinfektuar.