Forcat izraelite arrestuan pesë palestinezë gjatë bastisjeve të së shtunës në Jenin të Bregut Perëndimor.

Sipas banorëve lokal, forcat izraelite rrethuan disa shtëpi në fshatrat al-Kufayr dhe Barqin në Jenin jugor në kërkim të Ahmed Jarra, i cili akuzohet për vrasjen e një koloni hebre gjatë të shtënave pranë Nablusit muajin e kaluar, transmeton aa.

Javën e kaluar, forcat izraelite vranë një palestinez gjatë kërkimeve pas Jarra-it dhe demoluan katër shtëpi në Jenin. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re