Lajmi për ndarjen nga jeta të Gëzim Krujës, ka trishtuar jo vetëm qytetin e Shkodrës, por të gjithë Shqipërinë, pasi me humorin e tij ka lënë gjurmë për breza e breza të tërë në Shqipëri.  Kolegët e aktorit të madh Gëzim Kruja janë trishtuar së tepërmi, e një ndër to është Zef Deda, bashkëpunëtori në se sa e skena të humorit në teatrin magjik “Migjeni” të Shkodrës. Së bashku kanë pasur dhjetëra e qindra role për disa dekada, duke i dhuruar publikut shqiptar shumë emocione.

“Ai ishte një idhull i jashtëzakonshëm që në fëmijërinë time, ai na frymëzoi ne të gjithëve që të shkonim në gjurmët e tij, për të bërë të buzëqeshur atë publik që na dhuron duartrokitje dhe kaq shumë emocione. Para katër muajsh patëm ditëlindjen e Gëzimit, u mobilizuam të gjithë që ti bënim një festë, ai kishte një goditje të rëndë në aparatin folës. Ai ishte gëzimi më i madh i tij, dhe për familjen e tij, dhe do të jetë një ditë që do ta mbajmë mend gjatë që të gjithë”, shprehet Deda për Fax News, i cili nuk i përmban lotët për humbjen e mikut të tij.

Ditëlindja që organizuan në dhjetorin e kaluar ka qenë një nga momentet më të bukura në jetën e Gëzim Krujës, edhe pse tashmë sëmundja i kishte marrë mundësinë për të folur.

Më tej, aktori i njohur Zef Deda rrëfen se ditët e fundit ka pasur probleme me frymëmarrjen. “U shqetësova shumë kur e mora lajmin, nuk k as gjysmë ore që më telefonuan, i shpreh ngushëllime familjes, dhe krejt artistëve e qytetarëve të Shkodrës. Gëzimi ishte i jashtëzakonshëm pavarësisht roleve që ka pasur, dhe ai ka qenë një mik i jashtëzakonshëm, që gjithmonë dinte të na qëndronte afër dhe të na surprizonte”, u shpreh Deda mes emocionesh që nuk i ndaheshin në asnjë moment.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re