Pallati ku gjendet apartamenti, ndodhet në një zonë të gjelbëruar dhe rrethohet nga çatitë e kuqe të shtëpive private, duke të ofruar një pamje relaksuese. Aty bien gjatë gjithë ditës rrezet e diellit, duke siguruar kështu një ndriçim të përsosur. “Në këtë apartament me pozicion mjaft të favorshëm dhe sipërfaqe prej 90 m2, ishte e nevojshme që çdo hapësirë të analizohej me kujdes, me qëllim që të shndërrohej në një hapësirë funksionale, për të shfrytëzuar maksimalisht çdo centimetër, pa cenuar hapësirat e nevojshme që një shtëpi duhet të ofrojë, – thotë Oltioni, duke na treguar kështu edhe sfidat e para me të cilat u përballën kur studioja e tij mori në dorë këtë ambient.
Thuhet se pas një pune të mirë, fshihet një klient i mirë dhe në këtë rast, kjo është më se e vërtetë. Klienti ynë luajti një rol përcaktues në zbatimin e saktë dhe rigoroz të projektit“, – shpjegon arkitekt Oltioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re