Skip to content

Në radhë për një dhëmballë/ Qytetarët dynden në klinikën dentare në QSUT

Subscribe

Mbyllja e klinikave dentare për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka bërë që qytetarët të dynden në të vetmen klinikë në qendrën spitalore Nënë Tereza. Fluksi i atyre, që kërkojnë sherbim është i lartë.

 

Qytetarët shprehen se mbajnë radhë për të bërë kontrollet por edhe për ndërhyrjet kirurgjikale.

 

 

Për të përballuar fluksi gjithnjë në rritje klinika stomatologjike  në QSUT është detyruar të  shtojë kapacitetet. Drejtori Anis Theodhorjani thotë se punohet me orar të zgjatur.

 

 

Që nga 12 marsi kur nisi izolimi, shërbimi në të gjitha klinikat private stomatologjike u nderpre.