Skip to content

Era e fortë lë Lezhën pa energji/ Këputen përcjellësat elektrikë në disa fshatra

Shume fshatra të Lezhës prej 48 orësh kanë mbetur pa energji elektrike.

 

Shkak është bërë dëmtimi i rrjetit elektrik nga era e fortë. Pa energji, ndohet e gjithe zona Shengjinit, Ungrejit, Shenkollit dhe Zejmenit.

 

Ndërkohë punonjësit e OSHEE po punojnë për riparimin e dëmeve. E njejta situatë u regjistrua një ditë më parë edhe në Shkodër, ku si pasojë e keptujes se percjellesve elektrike shumë zona mbetën pa energji.