Skip to content

Nga ndëshkimi me burg dhe deri të liria 90 minutëshe për pazar, ja masat e reja të qeverisë

Në komunikimin live, kryeministri ka zbuluar se qeveria po parashikon që të zgjasë deri në 90 minuta kohën e blerjes së qytetarëve, nga një orë që aktualisht. Kjo shihet si një masë lehtësuese që qeveria parashikon  si hapje të orarit dhe të shtrirjes së fashës në orare me orare. ” Do ta çojmë në 90 minuta orarin për të bërë Pazar. Pazari do të bëhet edhe me automjet por me sanksione të forta. Hapja e aktiviteteve të ndaluara, si lokalet, do të dënohet me heqje lirie, bllokim makine dhe konfiskim të gjithçkaje që ka lokali. Do të lehtësojmë aktivitetet individuale, por që nuk janë në qendra tregtare. Duhet të pajiseni ma maska dhe dezinfektantë, ndryshe ju pret burgu dhe konfiskimi i mallit”, deklaroi Rama. Sipas tij këto janë masa të përshkallëzuara në territor, sipas situatës që do të dalë, pasi sipas tij, aktualisht janë në momentin e ngjitjes së kodrës, sa i përket shifrave të të infektuarve.

“Po diskutojmë zgjatjen e fashës së orarit. Fasha orare është e diskutueshme në kushtet që jemi tani. Por nuk është fasha e orarit problem. Do ta shtrijmë edhe fashën e orarit. Por këto masa janë të kufizuara. Duhet të presim. Jemi në momentin që po ngjisim majën e kodrës”, shtoi Rama.

Nga ana tjetër kryeministri bëri edhe një paralajmërim të fortë për shtim të masave ndëshkimore ndaj atyre që thyejnë rregullat e vendosura, duke i paralajmëruar burgun.

” Marrjen e automjeteve nga familja apo edhe nga persona të tjerë do të ndëshkohet me disa vite, kjo është për t’u caktuar të heqjes së patentës me sekuestrimit të po aq viteve të makinës dhe heqje lirie. Marrjen në makinë të një pensionisti do ndëshkohet gjithashtu. Do hapin orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do ë bëjmë 90 minuta dhe kryerja me automjet e privatit e pazarit do të jetë e mundur, por me ndëshkime të mëdha. Hapja e aktivitetit të ndaluar do dënohet me burg, heqje patente, sekuestrim të makinës dhe sekuestrimin e gjithçkaje që ka aty brenda”, theksoi kryeministri.