Skip to content

Të pandashëm për 51 vite, çifti humb jetën nga COVID-19

200403171107 02 adrian and stuart baker exlarge 169

Koronavirusi nuk kursen askën, së fundmi një çift bashkëshortësh nga Florida kanë humbur jetën pas betejës me Covid 19.

Çifti prej 51 vjetësh martesë vdiqën pranë njëri-tjetrit në një afat kohor prej gjashtë minutash, kurse sipas të birit të tyre dukej sikur ata do ta tejkalojnë edhe këtë krizë.

Steëart Baker, 74-vjeç, dhe Adrian Baker, 72, kanë qenë të shëndoshë para se më 15 mars të infektoheshin me coronavirus. Steëarti ishte goditur më rëndë nga COVID-19 dhe për këtë ishte dërguar në spital, kurse Adrian kishte simptoma më të lehta për këtë arsye kishte qëndruar në shtëpi.

Por kur e kuptoi se gjendja shëndetësore e Steëartit ishte përkeqësuar dhe se është dërguar në repartin e kujdesi intensiv, vendosi të shkojë në spital, por aty edhe gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.

Lajmin për vdekjen e tyre e ka bërë publik i biri, Buddy Baker.