Skip to content

8 shqiptarë të prekur me Covid 19, Vuçiç flet për kurimin dhe miellin serb për Shqipërinë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se të gjithë të infektuarit me Covid-19 do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, pavarësisht etnisë së tyre. Gjatë një vizite në Novi Pazar, ku deklaroi se 248 kamionë me miell të prodhuar nga serbët kanë shkuar në Kosovë, Vuçiç u shpreh i kënaqur që shqiptarët zgjedhin të marrin miellin e tyre.

Presidenti tha gjithashtu që pacientët e infektuar me koronavirus po ndihmohen të gjithë dhe po u jepet ndihma mjekësore. Vuçiç shtoi se tetë shqiptarë që ishin të infektuar me virusin e koronës u transferuan nga Novi Pazar në një qendër mjekësore në Beograd, dhe pse nuk kishin asnjë llok dokumentacioni.

“Unë jam i kënaqur që shqiptarët po marrin miellin tonë. Ne bëjmë gjithçka që duhet. Njerëzit janë njerëz, ne nuk kemi kërkuar dokumente dhe sistemi serb i kujdesit shëndetësor do kujdeset për to pavarësisht etnisë. ata nuk kanë dokumente dhe nuk dihet nga vijnë, por dimë që janë shqiptarë dhe do marrin ndihmë mjekësore”- tha Vuçiç ndër të tjera.

Deri më tani në Serbi janë raportuar gjithsej 2200 të infektuar me Covid-19, ndërkohë që kanë humbur jetën 58 persona. Ndërkohë mësohet se 178 pacientë kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse, por fatkeqësht 100 të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.