Është rritur gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave nga koronavirusit në Itali, ndërkohë që gjatë ditëve të fundit trendi ka qenë në ulje.

Madje, gjatë ditës së djeshme u regjistrua edhe shifra më e ulët të dy javëve duke zbritur në 525.

Ndërkohë, sot njoftohet se kanë ndërruar jetë 636 persona duke e çuar numrin total të të vdekurve në 16 523, ndërsa numri i të prekurve të rinj brenda 24 orëve është 3 599.

Numri më i madh i të vdekurve u shënua sërish në Lombardi me 297 persona, ndërsa pjesa tjetër u shënua në zona të ndryshme të Italisë.

Pavarësisht se shifrat mbeten tragjike, lajm i mirë është se në Itali vijon të ulet numri i të prekurve në 24 orë duke treguar se kurba tashmë është në rënie. pasi dje u shënuan 4 316 raste të reja ose rreth 700 raste më tepër se sot.

Autoritetet italiane njoftojnë gjithashtu se është rritur numri i shtretërve të lirë duke i lejuar spitaleve që të kenë më tepër kapacitete për të trajtuar të sëmurët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re