Partia demokratike akuzoi sot qeverine Rama se nuk po ben transparencen e tenderave qe po zhvillohen ditet e fundit.
Sipas opozites, blerja e paisjeve mjekesore eshte konsideruar si sekret shteteror, vetem per te fshehur klientet e Rames dhe Manastirliut.
Qeveria shqiptare ka përdorur situatën e epidemisë për të fshehur paratë që ka shpenzuar për të blerë disa pajisje mjekësore.
Ministria e Shëndetësisë ka klasifikuar si sekret shtetëror 4 tendera të kryer me urgjencë për blerjen e këtyre pajisjeve.
Urdhri i Edi Ramës për klasifikimin sekret të tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë do të thotë se shqiptarët nuk lejohet të dinë sa lekë kushtuan 3 kontratat e miratuara më datë 3 Prill. Duke ndaluar çdo informacion për këto tendera askush nuk llogarit dot sa kushtuan gënjeshtrat e Edi Ramës në muajin shkurt dhe mars se Shqipëria ishte e mirëpajisur dhe e përgatitur për epideminë.
Edi Rama ka sot rastin të përgjigjet për disa pyetje të thjeshta:
Pse nuk lejon të bëhen transparente procedurat për 4 tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë?
Sa është vlera e tenderave të shpallur sekret dhe kush ka paraqitur oferta?
Ku e cënon sigurinë kombëtare transparenca për blerjen e respiratorëve, të kiteve për testim, të mjeteve mbrojtëse për stafin shëndetësor apo kush do të trajtojë mbetjet spitalore.
Sigurisë kombëtare nuk i vjen asnjë rrezik nga transparenca. Antivirusi më i mirë për vjedhjen e lekëve të shqiptarëve është transparenca!
Partia Demokratike i bën thirrje Qeverisë të bëjë menjëherë publike dosjet e prokurimit të këtyre 4 tenderave dhe të bëjë transparencë para qytetarëve për milionat e eurove që po fshihen si kontrata sekrete.
Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK duhet urgjentisht të verifikojnë këto procedura prokurimi dhe të vendosin përpara përgjegjësisë ligjore këdo që abuzon me paratë e shqiptarëve, që janë sot edhe më të varfër për shkak të krizës së rëndë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.