Mjeku infeksionit Beqir Gelaj ishte ndër të parët që u infektua m COVID-19 në Durrës nga një paciente 73 vjeçare. Ai tregon eksperiencën pasi rezultoi pozitiv dhe betejën me virusin.
“U mora shumë me pacienten, pasi pati probleme. Më pas gjendja e saj u përkeqësua. Ne nuk ishim të sigurt që ajo ishte e infektuar. Në vazhdim, pas testeve të kryera rezultoi se edhe unë i infektuar me virusin. U vetizolova. Për fat të mriz bashkëshortja ime rezultoi negative. Për katër javë kam qenë në shtëpi. Nuk kam pasur simptoma të theksuara, vetëm dhimbje muskujsh. Tani ndihem shumë mirë, tamponët rezultuan negativë. E kam kaluar këtë kohë normalisht, kam lexuar një libër, nuk kam dalë. Vetëm sot ika në unë”, tha Gelaj në emisionin “Open”.
Ai më pas tregoi për vajzën e tij, e cila ndodhet në Breshia me mjekët italianë për t’i ndihmuar në përballimin e kësaj pandemie.
“Ornela e ka pasur gjithnjë pasion mjekësinë. Nuk jam i shqetësuar se ajo është aty. Rreziku ekziston, por unë besoj se do të shkojë gjithçka mirë. Ajo do që të ndihmojë. Pastaj italianë do, sepse ka bërë një shkollë aty. Vështirësitë janë, por them se do të kalojnë”, tha mjeku i spitalit të Durrësit.