Skip to content

Sërish bilanc tragjik në Spanjë, 743 persona humbin jetën brenda 24 orëve

Spanja vazhdon të raportojë shifra shqetësuese të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi.

Vetëm brenda 24 orëve, sipas autoriteteve të shëndetit në vend, kanë humbur jetën 743 persona. Numri total i viktimave rritet në 13,798. Ndërsa, brënda 24 orëve, vendi ka regjistruar 3,835 raste të reja me koronavirus ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 140,510.

Spanja mbetet kështu vendi i dytë më i prekur në botë nga koronavirusi. Vendin e parë e mbajnë SHBA-të me 367,650 të infektuar dhe 10,943 viktima. /