Për herë të parë që kur në Shqipëri u shfaq rasti i parë me koronavirus në muajin mars kanë dalë edhe pamjet nga brenda spitalit infektiv, aty ku trajtohen të sëmurët me COVID-19. Video brenda ambienteve të spitalit Infektiv u bënë publike nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë mesazhin të veçantë kushtuar mjekëve në ditën Botërore të Shëndetësisë.
“Të gjithë këtyre luftëtarëve ne u kemi një borxh të madh. Një borxh që në këtë kohë të vështirë që po jetojmë mundemi t’ua shlyejmë pak e nga pak duke ua lehtësuar mundin përballë sëmundjes, duke respektuar rregullat dhe duke u bërë bashkë aleatë besnikë të mjekëve dhe infermierëve tanë të mrekullueshëm”, shprehet Manastirliu.