Skip to content

Evropa “zbraz xhepat”, edhe 15 miliardë euro për vendet në luftë me Covid 19

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Bashkimi Europian po siguron më shumë se 15 miliardë euro për t’u ardhur në ndihmë partnerëve që po luftojnë me Covid-19. Në një video-mesazh në Twitter, Von der Leyen shprehet se duhet punuar së bashku për t’u siguruar që lufta do të ketë sukses në mbarë botën.