Skip to content

Lamtumirë Honor Blackman, vdes në moshën 94-vjeçare e paharrueshmja Pussy Galore e “007 Goldfinger”

am

Lamtumire Honor Blackman vdes ne moshen 94 vjecare e paharrueshmja Pussy

Ka vdekur në moshën 94-vjeçare Honor Blackman, artistja angleze bërë e famshme mbi të gjitha për rolin e Pussy Galore në ‘Agjenti 007-Misioni Goldfinger’. Filmi i tretë i serive zyrtare të James Bond i dalë në 1964, ‘Goldfinger’ ishte i pari 007 që fitoi një Oskar, për efektet muzikore më të mira. Sipas asaj që bëjnë me dije familjarët Blackman vdiq nga arsye natyrale. Në vitet 60 ajo luajti rolin e Kathy Gale në ‘The Avengers’, serite televizive angleze të spiunazhit.

1586281212 368 Lamtumire Honor Blackman vdes ne moshen 94 vjecare e paharrueshmja Pussy

“Me trishtim të madh-thuhet në komunikatën për shtyp-njoftojmë vdekjen e Honor Blackman, 94-vjeç. Ajo vdiq në paqe nga shkaqe natyrore në shtëpinë e saj në Lewes në Sussex, e rrethuar nga familja e saj’.

1586281212 804 Lamtumire Honor Blackman vdes ne moshen 94 vjecare e paharrueshmja Pussy

Artistja ka pasur një karriere kinematografike të gjatë 80-vjeçare. Debutoi në 1947dhe punoi me Elisabeth Taylor në ‘Tradhëti e lartë’ 1949. Por ishte pikërisht roli i Pussy Galore, që e bëri atë të hyjë në historinë e kinemasë. Artistja ishte 29-vjeç kur luajti nën petkun e Pussy. Me 5-vjet më shumë se Sean Connery, ajo është konsideruar ‘më e vjetra’ mes Bond Girl të kinematorgrafisë.

1586281212 755 Lamtumire Honor Blackman vdes ne moshen 94 vjecare e paharrueshmja Pussy

‘Pjesa me e madhe e artisteve të Bond ishin kukulla pa tru. Unë nuk kam qenë kurrë një kukull’, kishte thënë ajo në një intervistë për Bbc.

1586281213 139 Lamtumire Honor Blackman vdes ne moshen 94 vjecare e paharrueshmja Pussy

(da.xha/BalkanWeb)

/aktoretshqiptare.info