Skip to content

Rritet numri i të shëruarve, edhe 23 pacientë të tjerë mposhtin COVID-19

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri po rriten çdo ditë. Së fundmi kanë fituar betejën me koronavirusin edhe 23 pacientë të tjerë. Kjo do të thotë se gjithsej deri tani kemi 154 të shëruar.

 

“🟢 LAJM I MIRË: 23 TË SHËRUAR SOT🤩”, shkroi kryeministri Edi Rama në “Facebook”.

 

E marta ishte dita me numrin më të ulët të të infektuarve në dy javë. Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik tregoi se ishin regjistruar vetëm gjashtë raste të reja, ndërsa në total janë 383 të infektuar.