Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK bënë të ditur se sonte gjatë natës pritet të ketë riga lokale shiu të cilat do të shtrihen kryesisht në jugperëndim dhe juglindje të vendit, njofton Klan Kosova. Gjatë ditëve në vijim shtypja atmosferike do të ketë luhatje mbi dhe nën vlerat e normales duke e mbajtur një gjendje të ndryshueshme termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Të mërkurën nuk përjashtohen mundësitë për ndonjë rigë lokale të shiut.

Në fundjavë ka tendenca pë reshje të intensitetit mesatar.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re