Skip to content

Shërohen edhe pesë mjekë e infermierë të tjerë të infektuar me koronavirus

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep një tjetër lajm të mirë, lidhur me të infektuarit me koronavirus.

Manastirliu shkruan në “Facebook” se janë shëruar nga ky virus i rrezikshëm edhe pesë mjekë e infermierë të tjerë.

Postimi:

Lajm i mirë

Mes 5⃣ personel shëndetësor janë shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit një mjeke dhe katër infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP

Shkon në 2⃣7⃣ numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga #COVID19

Deri tani 1⃣5⃣4⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19

#FORCA