Qeveria ka miratuar disa akte normative deri më tani për koronavirusin, të cilat duhet të votohen edhe nga Kuvendi.
Rrjedhimisht, është vendosur që të zhvillohet një seancë plenare më datë 16 prill, por duket se kjo do të jetë më e veçanta, të paktën gjatë dekadave të fundit.
Mësohet se krahas vendeve të tyre klasike, do të përdoren për t’u ulur edhe llozhat si edhe plateja e sipërme ku qendrojnë zakonisht gazetarët.
Kjo ulje do të bëhet për të siguruar distancimin social me qëllim shmangien e rrezikut nga koronavirusi.
Megjithatë, të gjitha detajet për këtë seancë do të përcaktohen të premten gjatë Konferencës së Kryetarëve.