Një zjarr i madh ka rënë mesditën e së mërkurës në pyllin e Sodës në Vlorë. Siç mund të shihni edhe nga pamjet e sigurara nga SHQIP, flakët kanë përfshirë masivin me pisha dhe po vijojnë të përhapen.
Zjarri që është përhapur i ndihmuar dhe nga era, rrezikon pishat në këtë zonë.
Dy autozjarrfikse dhe disa punonjës janë duke punuar për shuarjen e flakëve.