Skip to content

Solidaritet në kohë karantine/ Stafi i DPSHTRR me mbështetjen e Green Line Albania shpërndajnë 7.5 ton ndihma ushqimore për familjet në nevojë

Stafi i Drejtorise se Përgjithshme te Shërbimeve të Transportit Rrugor me mbeshtetjen e organizates Green Line Albania kane bere nje gjest shume solidar ndaj familjeve ne nevoje ne keto dite te veshtira karantine.

DPSHTRR ka bere me dije mbreme ne rrjetin social facebook se diten e sotme, date 8 prill 2020, do te shperndahen 150 komplete ushqimore, në vlerën 5,000 Lekë të reja secila, prej 50 kg (25 kg miell, 22 kg ushqime, 3 kg detergjentë), 7.5 ton në total për familjet në nevojë!

Postimi i plote:😇 DPSHTRR ❤ familje solidare! 🙏 Falë kontributit monetar nga punonjësit tanë, me ndihmë fizike për përgatitjen e pakove edhe nga ekipi i GLA, mundësuam edhe 150 komplete ushqimore, në vlerën 5,000 Lekë të reja secila, prej 50 kg (25 kg miell, 22 kg ushqime, 3 kg detergjentë), 7.5 ton në total për familjet në nevojë! 👊🙌✌ Nesër nis shpërndarja nga skuadrat tona në terren! #EmergjencaCovid19 #PranëNevojtarëve #PërgjegjësiaSociale