Kreu i opozitës, Lulzim Basha është fotografuar sot nga paparazzi i Panorama.al teksa kryente pazaret në një supermarket në vend.

Vetë lideri i opozitës, është parë teksa qëndronte në radhë në pritje të kryerjes së blerjeve, ndërsa ai gjatë gjithë kohës është parë me maskë mbrojtëse.

Siç shihet në foto, kreu i PD ka dhënë shembullin e tij, duke respektuar distancën nga klientët e tjerë.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, vetëm njëri prej familjarëve lejohet të kryej blerjet e ushqimeve apo shpenzimet e tjera. Duket se Basha ka vendosur të marrë përsipër këtë rol, duke lënë në shtëpi bashkëshorten.

Marrë nga Panorama.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko