Skip to content

Me maskë dhe dorashka Basha inspektim në mbrëmje, takohet me punonjësit e policisë (video)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot në mbrëmje u takua me punonjës të policisë.

Gjatë paradites ishte në terren, ku vrojtoi  nga afër mbajtjen e distancës nga njerëzit dhe punonjësit në supermarkete.

Uniformat blu ishin duke kryer shërbimin pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Me maskë e me doreza, Basha u afrohet dhe komunikon me ta, ndërsa u tregua i kujdesshëm që të mbante distancën mbi 1 metër nga njëri-tjetri.