Regjistrohen edhe tre raste të reja me Covid-19 në Elbasan, duke e çuar kështu në 15 numrin total të të prekurve.
Por nga ana tjetër raportohet edhe për një lajm i mirë, pasi tre pacientë kanë mundur të shërohen. Elbasani numëron saktësisht katër të shëruar.
Rasti i parë u bë me dije në 12 mars në qytetin e Elbasanit dhe ai ishte një 35-vjeçar, i kthyer nga Italia i cili rezultoi se kishte infektuar edhe prindërit .
Sipas burimeve zyrtare të tre pjesëtarët e familjes së 35-vjeçarit përkatësisht të moshës 31, 57 dhe 59 vjeç, janë shëruar nga Covid-19.
Ju kujtojmë se ditën e djeshme rezultoi me koronavirus, bashkëshortja e 46-vjeçarit, pronar i një restoranti pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, i cili që prej fillimit të javës, pasi rezultoi i infektuar me Covid-19 ,ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Sipas burimeve zyrtare pjesa dërrmuese e të prekurve janë banorë të lagjes “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Elbasani është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi.
