Një polic në Drejtorinë e Tiranës  është konfirmuar pozitiv me COVID-19. Ai mësohet se është vetizoluar në shtëpi. Për shkak të kontakteve që ka pasur, 5 kolegë të tij janë izoluar gjithashtu në banesë. Për këtë arsye janë dezinfektuar ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe asaj të Përgjithshme. Gjithashtu mësohet se disa punonjës në Komisariatin e Policisë së Vorës, jane karantinuar. Ata dyshohet se janë të infektuar me virusin dhe ndodhen të izoluar prej një jave. Ndërsa një ndër masat e tjera të marra është dhe dezinfektimi i Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Policët për shkak të detyrës që kanë, së bashku me mjekët janë të ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit nga korinavirusi. Kështu edhe në qytetin e Hasit një 4 punonjës të policisë rezultuan të infektuar katër ditë më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko