Presidenti Ilir Meta apleoi qeverinë që të bëjë më shumë përpjekje për të mbështetur biznesin për të kaluar periudhën e krizës. Thirrjen kreu i shtetit e bëri në “Facebook”, teksa shpërndau një shkrim të ish-zëvendësministres së Financave, Irena Beqiraj, për të njëjtën çështje.

 

“Ndërsa duhet rritur efikasiteti i përpjekjeve për mbajtjen nën kontroll të pandemisë në mënyrë që të mos shkojnë dëm sakrificat e deritanishme, është e qartë se duhen shtuar në mënyrën më përfshirëse dhe pozitive përpjekjet për të mbështetur biznesin për të lehtësuar kostot e mbijetesës dhe vazhdimësisë të tij në këto momente.”

 

Kryeministri Edi Rama ka premtuar pagë lufte për bizneset që kanë ulur qepenët për shkak të pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko