Paraditen sotme ka mbërritur me autoambulancë tek Spitali Infektiv, një burrë rreth të 50-ave, i cili është i infektuar me COVID-19.
Siç shihet edhe në video, ai nuk është transportuar me barrelë, por pasi ka zbritur nga ambulanca është futur vetë brenda spitalit.
Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje.
Aktualisht në vend numërohen 409 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën.
Numri i të shëruarve ka shkuar në 165. Harta e të prekurve është zgjeruar me 6 raste në Tiranë dhe 3 në Elbasan. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.