Një infermier në Tiranë u shërua nga COVID-19. Testi i kryer ditën e sotme rezultoi negativ. Lajmi u dha nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu.
Numri i punonjësve të shëndetit që ia kanë dalë të mposhtin pandeminë ka shkuar në 28. Ndërkohë që numri total i të shëruarve është 165.
“Çdo personel i sistemit shëndetësor që e fiton betejën e tij me #COVID19 është një lajm që më gëzon pa masë! Edhe 1⃣ infermier në Tiranë është shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP
Shkon në 2⃣8⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19
Deri tani janë 1⃣6⃣5⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19”, shkroi Manastirliu në Facebook.