Të infektuarit me koronavirus vazhdojne të njohin ulje. Edhe pse është rritur numri i testeve me 234, në orët e fundit identifikohen mbartës të virusit vetëm 9.
Rastet e reja janë në dy qytete, në Tiranë dhe në Elbasan.
Nga të dhënat rezulton se numri më i madh i të prekurve nga infeksioni janë të gjinisë mashkullore.
Ulje njeh edhe shifra e pacientëve të shtruar në dy spitalet Covid, 58 në total.
Autoritetet shëndetësore raportojnë çdo ditë për të shëruar. Të fundit janë 11 duke e çuar në 165 numrin e personave që i kanë shpëtuar virusit.
Pavarësisht shifrave optimiste, epidemiologët i kërkojnë qytetarëve të mos i neglizhojnë masat mbrojtëse, të respektojnë distancën në aktivitetet e tyre të përditshme dhe të shmangin vizitat e panevojshme te të afërmit dhe komshinjtë.