Skip to content

Tatimet publikojnë të dhënat: Janë refuzuar mijëra biznese për ndihmën me pagën minimale!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë publike të dhënat më të fundit sa i përket ndihmës për të punësuarit, të cilët janë në vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19 që ka paralizuar vendin.

Deri më datën 8 prill, referuar të dhënave të institucionit kanë aplikuar 49 232 biznese dhe 86656 punonjës.

Institucioni kanë verifikuar 21392 biznese si edhe 35789 aplikime të punonjësve. Deri më datën 8 prill është miratuar ndihma financiare për 12640 biznese si edhe 20636 punonjës.

Ndërkohë që 17231 apo 83% e punonjësve janë paguar tashmë nga shteti shqiptar, ndërsa kërkesa për 3405 të tjerë është miratuar, e pritet vetëm depozitimi i parave në llogari.

Duhet thënë se nga totali i kërkesave të bëra, janë verifikuar deri më tani 49867 punonjës apo 58% e kërkesave të bëra, ndërsa 35789 apo 42% janë në proces verifikimi.