Skip to content

“Marr vetëm 50 mijë lekë, s’më dalin as për ilaçe”, e moshuara që apelon për ndihmë

 

Një familje në Manëz brenda pak muajve ka marrë një goditje të dyfishtë, pasi nuk është prekur vetem nga tërmeti i 26 nëntorit, por dhe nga pandemia e COVID-19. Familja me pesë anëtarë jeton në çadër dhe në kushte të vështira ekonomike.

Ata shprehen se një prej anëtarëve të tyre është e moshuar, ku pensioni nuk i del as për ilaçe dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë janë të papaunë.

“Unë jam e sëmurë, shpia na është prishur, na kanë thënë mos të rrimë brenda që nga tërmeti, po dhe në çadër nuk rrihet. 50 mijë lekë marr të gjitha që s’më dalin për asgjë. Askush s’po na ndihmon”, është ky apeli i të moshuarës.

Fëmijët e të moshuarës thonë se janë të detyruar që të jetojnë në çadër, pasi kanë frikë që të futen në banesën e cila është dëmtuar rëndë nga tërmeti i fortë i vitit të kaluar.